Tifozët rusë: “Kosova është Serbi”

15:52 | 1 Prill 2019
L G

Tifozët e CSKA Moskës kanë thirr “Kosova është Serbi” në ndeshjen e fundjavës që shkoi në elitën e futbollit rus.

Tifozët rusë kanë vazhduar me thirrjet e tyre nacionaliste në ndeshje futbolli, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, tifozët e CSKA Moskës gjatë fundjavës që shkoi kanë thirr në stadium “Kosova është Serbi”.

Në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premierligës ruse ndërmjet CSKA-së dhe ekipit Ufa janë dëgjuar thirrje mbështetëse për serbët.

Tifozët e CSKA-së janë të vëllazëruar me ata të Partizanit të Beogradit, ndërsa e kanë shfaqur hapur simpatinë për serbët dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme