Në mënyrë institucionale jemi të përgatitur për ballafaqimin me të gjitha aktivitetet ilegale në kufijtë në shekullin 21”, tha sot kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës rajonale me temë “Përforcimi i kapaciteteve të Qendrave koordinuese për menaxhimin e integruar kufitar”, që mbahet në Shkup.
Në konferencën dyditore marrin pjesë përfaqësues të Drejtorive kufitare dhe doganore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Rumania dhe Turqia të cilët do t’i ndajnë praktikat më të mira ndërkombëtare për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zaev e përshëndeti përcaktimin që të punohet së bashku që të sigurohet menaxhimi i përbashkët kufitar, duke vlerësuar se është bërë progres serioz, por se mund të arrihet akoma më shumë.
Për aktivitetet globale ndërkufitare ilegale, Zaev tha, janë të nevojshme përgjigje përkatëse.“Në botën globale, nëse qarkullimi i lirë i njerëzve dhe produkteve duhet të jetë maksimalisht efikas, dyfish më shumë duhet të jenë më efikase masat për luftë kundër krimit të organizuar, duke e përfshirë edhe korrupsionin dhe migrimin ilegal, tregtinë me armë, kontrabandimin e drogës dhe tregtinë me njerëz.
Si portë e Bashkimit Evropian, Ballkani Perëndimor është pikë kryesore e këtyre aktiviteteve ilegale. Prandaj detyrë e jona institucionale dhe morale është t’i ndalojmë të gjitha aktivitetet ndërkufitare kriminele. Përgjigje efikase ndaj këtyre çështjeve jep menaxhimi i integruar kufitar në nivel kombëtar”, tha Zaev.
Ai theksoi se bashkëpunimi midis qendrave koordinuese për menaxhim kufitar në korniza ndërkombëtare parë nga perspektiva e sotme, është me rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin dhe dëshmimin e veprave penale të cilat ndodhin në vendkalimet kufitare si edhe luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Sipas ambasadorit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, konferenca është me rëndësi të madhe për këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për punën e integruar kufitare dhe ruajtjen e sigurisë në kufijtë si edhe përmirësimin e shërbimeve kufitare.
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, nga ana tjetër, porositi se shërbimet e caktuara kufitare në përgjithësi janë më efikase kur bashkëpunojnë dhe veprojnë bashkërisht.
Për arritjen e qëllimit kufij të hapur dhe të sigurt, për Drejtorinë Doganore do të thotë nevojë për ndryshime të vazhdueshme dhe pranim i mënyrave të reja të punës, të cilat e tejkalojnë punën kryesore të institucionit si institucion për pagesën e taksave, theksoi Tanasoski. Organizatorë të konferencës janë OSBE dhe Qendra Koordinuese Kombëtare për menaxhim kufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...