Disa kohë më parë media u pushtua nga debatet dhe ironitë e repereve kundrejt njëra-tjetrës. Mes tyre kanë qenë edhe Fifi me Rinën, të cilat debatuan pas deklaratës së Rinës e cila e karakterizonte veten si “Mami” e muzikës rep.
Në një intervistë, Fifi është u shpreh se Rina është shumë e vogël për të qenë “mami” dhe në anën tjetër Rina ia ktheu duke thënë se mosha është thjesht një numër. Por duket se tashmë gjërat mes tyre janë qetësuar. Pak kohë më parë Fifi ka shpërndarë këngën e re të Rinës e të njëjtën gjë ka bërë edhe Rina.
Ajo ka publikuar këngën “Akoma” në Instastory dhe përbri saj shkruan:“U zgjova kështu, suksese Fifi!”- duke e shoqëruar komentin edhe me një emoji në formë zemre.
Mesa duket “mamat” kanë vendosur paqe me njëra-tjerën dhe kjo gjë duhet të gëzojë shumë fansat e tyre.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...