Sa më shumë po vazhdon status quo-ja e krijuar nga koalicioni PAN aq më shumë po rriten efektet negative të cilat po detrminohen nga kjo gjendje. Kjo nuk po i konvenon as mirëqenjes së qytetarit, as sigurisë dhe të ardhmes së vendit tonë, përkundrazi.
Shkruan Faton Abdullahu
Përbrenda koalicinit PAN akltualisht kemi dy qasje diametralisht të kundërta për një çështje shumë të rëndësishm. Njëra është që taksa të hiqet dhe tjetra që ajo të mos hiqet. Këto dy qasje kanë krijuar një status quo dhe kjo gjendje inerte si duket po ju levërdis të dyja palëve që janë rreshtuar kundër njëra tjetrës, ku akuzat dhe kundër akuzat tash sa kohë nuk mungojnë. Përbrenda kësaj gjendje të krijuar të dyja grupet, ajo kundër dhe ajo për taksën, kanë shpjegime të ndryshme për qëndrimet e marra, prej të cilave mundohen të nxjerrin sa më shumë përfitime, por në të njëjtën kohë edhe të krijojnë bazë për të ndërtuar sulmet kundër palës tjetër bashkëqeverisëse. Thjeshtë palët përbërëse të koalicionit PAN, akuzat e ndërsjellta i përdorin si distancim nga gabimet të cilat në të vërtetë i bëjnë bashkë tash sa kohë.
Aryeja kryesore pse vazhdon të mos ndryshoj kjo status quo nuk është se kështu të dyja palët përbrenda koalicionit PAN me qasje të ndryshme për taksën duan të vazhdojnë me akuza të ndërsjellta. Jo, këto akuza janë vetëm determitë anësore të cilën e shfrytëzojnë të dyja palët përderisa janë futur në këtë gjendje inerte. Mirëpo arsyeja kryesore pse të dyja palëve me qëndrim të kundërt për taksën ju konvenon status quo-ja është se çdo lëvizje përpara që do ta ndryshonte këtë gjendje, do të nxiste mospajtime të reja apo thënë më mirë, mospajtimet tashmë të kthyera në përçarje, do të stërkeqeshin edhe më shumë. Prandaj detyrimisht nuk ndryshohet gjendja që ajo të mos shkaktoj më shumë dëme për koalicionin PAN, për të cilën palët përbërëse si duket ende kanë disa dëshira e interesa që ajo të mbijetoj. Pra çdo marrje me problemet e rëndësishme për vendin dhe qytetarët, bëhet peng i mospajtimeve dhe gatishërisë së palëve për ta sulmuar më shumë njëra tjetrën. Kështu që mos ndryshimi i status quo-s bëhet premisë për ekzistencën e koalicionit PAN. Në këtë kalkulim politik gjithsesi duhet pasur parasysh edhe zgjedhjet e brendshme të PDK-së të cilës parti tani prishja e këtij koalicioni nuk i konvenon sepse do ta qonte vendin në zgjedhje të parakoshme për çka PDK nuk është gati. Ndërkaq AAK me hierarkin e padiskutueshme familjare përbrenda partisë, nuk ka dro nga mospajtimet apo përçarjet partiake, por frika se ndryshimi i kësaj gjendje qon në zgjedhje të reja para se çfardo tjetër e bënë që ajo me çdo kusht ta mbaj gjendjen ekzistuese.
E keqja më e madhe nga krejt kjo është se, sa më shumë po vazhdon status quo-ja e krijuar nga koalicioni PAN aq më shumë po rriten efektet negative të cilat po detrminohen nga kjo gjendje. Kjo nuk po i konvenon as mirëqenjes së qytetarit, as edhe sigurisë dhe të ardhmes së vendit tonë, përkundrazi. Në rend të parë po ngec dialogu me Serbinë. është krijuar bindja gjithsesi e gabur se prolongimi i dialogut me Serbinë mbron Kosovën nga korigjimi i kufirit, përkatësisht shkëmbimi i territorit me fqiun verior. Në të vërtetë ky është paragjykim politik i cili jo vetëm tërthorazi determinon antipati ndaj aleatit tonë më të dëshmuar SHBA-s. Në të vërtetë, sa më gjatë e prolongojmë dialogun, duke mbajtur gjendjen e krijuar, ne ftohim marrëdhënjet me partnerët tanë, sidomos me SHBA-t, të cilët na thonë vazhdimisht se taksa duhet të suspendohet menjëherë dhe dialogu të vazhdoj. Asnjëherë që nga përfundimi i luftës së fundit raportet tona me SHBA-n nuk kanë qenë në nivel më të ulët. Një qeveri, si kjo e Haradinajt e cila nuk hyn në dialog me Serbinë nga paranoja se SHBA-t do të ndryshojnë kufirin në dëm të Kosovës, duhet të largohet me urgjencë.
E keqe tjetër që determinohet nga status quo-ja është situata në veri të vendit. Me atë që nuk po bën në veri të vendit, askush më shumë se qeveria aktuale nuk po i kontribon krijimit të gjendjes faktike në terren si përgaditje për shkëmbim të teritorit me Serbinë. Për ta mbajtur status quo-n, veriu po anashkalohet deri në bojkot institucional nga qeveria Haradinaj. Nga kjo prizmë duhet parë edhe refuzimin e stërkequr të Listës serbe ndaj institucioneve të vendit tonë. Pse duhet përfaqësuesit e komunitetit serb të marrin mundin të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës, kur është përhapur shumë projekt-propozimi se veriu do ti bashkangjitet Serbisë. Duket se sipas këtyre përfaqësuesve, ky refuzim e shtyn përpara propozimin e korigjimit të kufirit, përkatësisht shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Sa më shumë që serbët i refuzojnë institucionet tona, aq më shumë e ushqejnë propozimin për shkëmbimin e territoreve më Serbinë. Për më shumë si determitë e këtij inerti politik, që bëhet me një lloj marrëveshje në heshtje përbrenda koalicionit PAN, jo vetëm që nuk kemi njohje të reja por, kemi edhe revokime të njohjeve. Pa ndryshuar kjo gjendje nuk do të kemi njohje të reja, bile dhe ato të vjetrat mund të revokohen, sepse thjeshtë po bëhemi refuzues të një marrëveshje të re, apo finale me Serbinë, me çka po i japim material politik diplomacisë serbe të na paraqes si refuzues, por edhe rrezikues të paqes në rajon. Tënë përmbledhtazi status quo-ja po i levërdisë vetëm koalicioni PAN për të vazhduar me të vjetrën. Çdo lëvizje e re pengohet, sepse ajo od të shtoj mosmarrëveshjet dhe përçarjet përbrenda këtij koalicioni të cilat detyrimisht qojnë në shpërbërjen e tij .
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...