Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit mars 2019 ka ngritur gjithsejtë 167 aktakuza për raste të ndryshme penale, raporton arbresh.info.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo prokurori, thuhet se në Departamentin e Krimeve të rënda janë ngritur 18 aktakuza, ndërsa në atë të përgjithshmen 137 aktakuza si dhe 12 aktakuza në Departamentin për të Mitur.
“Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur njëqind e tridhjetë e shtatë aktakuza(137), ndërsa në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie gjatë muajit mars janë shqiptuar dymbëdhjetë (12) masa edukative. Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, bën të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj./arbresh.info
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...