Google ADS

Këto sjellje të fëmijëve që janë pasqyrë e gabimeve të prindërve

09:26 | 1 Prill 2019
L G

Jo më kot thonë që fëmijët janë pasqyrë e prindërve. Edukata që marrin që në vegjëli, reflektohet në sjelljet e tyre dhe t’jua çrrënjosësh disa zakone të hershme është më e vështirë nga se mendojnë shumë njerëz.

Ndaj sa jeni në kohë, përpiquni të jeni shembulli më i mirë për ta e kur themi këtë nuk nënkuptojmë vetëm me fjalë, por më e rëndësishmja me vepra.

Mos krijoni barriera

Fëmijët do të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, të jenë fëmijë ! Ndonëse prindi nuk e kupton, mbrojtja e tepruar, mund të ngrejë barriera midis jush dhe fëmijës. Lërini fëmijët të shijojnë vitet më të bukura, sepse nuk do u kthehen më. Tregohuni mirëkuptues dhe lëreni të gabojë. Mbrojtja nuk duhet të cenojë lirinë e fëmijës deri në atë pikë, sa ai të ketë frikë t’u kërkojë diçka prindërve.

Fëmijët e dinë se kur duhet apo nuk duhet të flasin

Shpesh fëmijët e kanë të vështirë të kuptojnë kufijtë, por kjo është detyrë e prindit. Nëse këta të fundit do të komentojnë të tjerët negativisht në sy të fëmijëve, e sigurt që dhe këta të fundit do të bëjnë të njëjtën gjë (por pa qëllim të keq).

Ata shqetësojnë të rriturit e tjerë

Mësojini fëmijëve që herët konceptin e privatësisë dhe përkatësisë ! Ata thjesht nuk mund t’i kenë të gjitha gjërat që kërkojnë ! Dhe kjo duhet të fillojë që në familje. Mos lëshoni pe, duke i thënë të afërmve t’u plotësojnë ‘tekat’ fëmijës se është i vogël, por mësojini vogëlushit tuaj, se gjërat e të rriturve nuk preken për shembull. Në këtë mënyrë do të shmangni shumë situata të sikletshme.

Fëmija juaj nuk i di ‘Fjalët magjike’

Sa më herët të filloni të mësoni edukimin e fëmijës suaj, aq më mirë është. Megjithatë, disa e kuptojnë lehtë, ndërsa të tjerët nuk do ta marrin atë herën e parë. Tregoni fëmijës tuaj magjinë e fjalëve të sjellshme: mos bëni asgjë që kërkoni derisa të thotë: “Të lutem, faleminderit, mirupafshim, etj”! Këto janë fjalë magjike që fëmija juaj duhet të mësojë t’i shpreh shpesh duke kuptuar edhe rëndësinë që ato kanë në sjellje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme