SBASHK-u dhe MASHT-i krijojnë paqartësi tek nxënësit

06:51 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Nxënësit e nivelit parauniversitar nuk e kanë të qartë nëse këtë javë do të nisin pushimin pranveror sipas kalendarit shkollor apo do të mbajnë mësim për t’i zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës së janarit.

Këtë konfuzion e ka krijuar ditëve të fundit qëndrimi i kundërt i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa SBASHK-u të dielën u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe nxënësve që të shkojnë në pushim pranveror, Ministria ka kërkuar që të respektohet vendimi i ministrit Shyqiri Bytyqi për kompensim të orëve.

Më 26 shkurt, ministri mori vendim që nga 15 ditët e humbura gjatë grevës, 5 të zëvendësohen të shtunave, 5 të merren nga pushimi pranveror dhe për 5 ditë të zgjatet procesi mësimor në fund të vitit shkollor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme