Një helikopter rrëzohet në Gjermani

22:16 | 31 Mars 2019
Arbresh.info

Policia gjermane thotë se një pilot dhe dy pasagjerë besohet të kenë vdekur në rrëzimin e një aeroplani të vogël pranë Frankfurtit, ndërkohë dy persona të tjerë vdiqën në një përplasje me një automjet të policisë që kishte mbërritur në vendngjarje për aksidentin.

Policia tha se aeroplani me gjashtë vende u ngrit në Francë dhe po udhëtonte drejt qytetit Egelsbach të Gjermanisë qendrore kur u rrëzua dhe u dogj në një fushë të dielën pasdite pranë Erzhausenit, 10 kilometra në jug të Frankfurtit.

Policia tha se besonte se tre persona ishin në bord dhe se po punonte për identifikimin e viktimave. Vetëm pas kësaj mund të verifikohet numri i saktë.

Agjencia e lajmeve dpa, duke cituar policinë, raportoi se tre persona në një automjet të policisë u plagosën rëndë në aksidentin e trafikut, ndërsa dy të rinj në makinën tjetër që u përplas me atë të policisë humbën jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme