Në Turqi janë mbyllur pasditen e së dielës qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Mbi 57 milionë qytetarë me të drejtë vote votuan për kryetrarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë në 81 provinca të vendit. Procesi, rezultatet paraprake të të cilit pritet të dalin jo më herët se në orën 21, konsiderohet një test për presidentin Recep Taip Erdoan.
Pakënaqësia popullore për shkak të situatës së rëndë ekonomike ku e ka futur vendin ka bërë që vetë Erdogan të shqetësohet se mund të humbasë bastionet e partisë së tij, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin, që janë qytetet më të mëdha të Turqisë. Në një prononcim të mëhershëm për mediat, presidenti turk e cilësoi procesin zgjedhor betejën e karrierës së tij politike.
Aktualisht Turqia ndodhet në recesion, inflacioni ka shkuar në 20 për qind, ndërsa lira ka rënë me një të tretën, duke çuar në falimentimin e shumë bizneseve. Ndërkohë, incidentet gjatë procesit zgjedhor nuk munguan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve politike rivale në qytetin lindor Malatia la dy persona të vdekur. Ndërsa në rajonet jug-lindore Dijabakir dhe Mardin, përplasje të ngjashme lanë 5 persona të plagosur. Dy rajonet në fjalë janë me shumicë kurde dhe incidentet në një proces elektoral nuk janë të rralla./abcnews.al
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...