Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kryeson zgjedhjet lokale me 48 për qind të votave, pas numërimit të 28 për qind të votave, njoftoi sonte televizioni publik TRT.
Partia kryesore Popullore Republikane (CP) e opozitës fitoi 31 për qind të votave, bazuar në rreth 28 për qind të materialit të votimit me më shumë se 194,000 vendvotime, njofton AP.
Një total prej 12 partish politike morën pjesë në zgjedhjet në të cilat qytetarët zgjodhën autoritetet lokale sot për një mandat pesëvjeçar.
Gjithsej 73 kandidatë të pavarur për kryetar bashkie morën pjesë në zgjedhje dhe 57 milionë qytetarë kishin të drejtë vote.
Turqia ka gjithsej 81 provinca, duke përfshirë 30 metropole, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...