“Gener 2” po zhduk 80 për qind të ujit nga Lumi i Valbonës

18:01 | 31 Mars 2019
Arbresh.info

Në një kohë që ministria e Energjisë dhe Infrastukturës ka anuluar disa kontrata HEC-esh në zonë turistike dhe në parqe kombëtare, shoqata Toka ka denoncuar se kompania ndërtuese e HEC-eve në Valbonë po largon 80 për qind nga shtrati i lumit.

Kjo organizatë është duke u përballur në gjykatë me kompaninë Gener 2 e cila ka nisur prej dy vjetësh ndërtimin e HEC-eve në shtratin e lumit Valbona edhe pse kjo zonë është Park Kombëtar.

Postimi i organizates TOKA:
Argumenti absurd: #7: E fundit por jo më pak e rendesishmja! Avokati i Gener 2 tha se puna e rehabilitimit nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve po shkon mirë me miratimin e plotë të qeverisë.

Ne argumentojmë se edhe në qoftë se dëmet e krijuara nga ndërtimi mund të riparohen dhe vetë fabrike të jenë të fshehura, duke operuar hec dhe duke hequr 80% të ujit nga Valbona dhe Lumenjt e Ceremit do të dëmtojnë drejtpërdrejt lumenjtë dhe ekosistemin përreth çdo ditë ato hec¬¬ veprojnë.

Duke hequr habitatet e lumenjve, si dhe ujin e ujitjes për njerëzit lokalë, duke rritur temperaturën dhe duke reduktuar lagështinë, hidrocentralet operues do të ndryshojnë përgjithmonë ambientin e Luginës së Valbonës. Si e rehabilitoni këtë?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme