Sllovakia është bërë për herë të parë me një grua presidente. Aktivistja anti-korrupsion, Zuzana Kaputova, pa eksperiencë politike, ka fituar në balotazh ndaj një diplomati karriere.
Aktivistja anti-korrupsion Zuzana Kaputova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke u bërë gruaja e parë presidente e vendit. Kaputova, eksperienca politike e së cilës është shumë e vakët, mposhti në garën elektorale diplomatin e profilit të lartë Maros Sefkoviç, i emëruar nga partia në pushtet. Ajo i cilësoi zgjedhjet si një betejë mes së mirës dhe së keqes, nisur nga fakti se u mbajtën rreth një vit nga vrasja e gazetarit investigativ Jan Kuçiak.
Ky i fundit po hetonte lidhjet mes qeverisë dhe krimit të organizuar kur u ekzekutua së bashku me të fejuarën e tij në shkurt të 2018-s. Zonja Kaputova citoi vdekjen e Kuçiak si një nga arsyet përse kishte vendosur të garonte për Presidente, post që megjithatë ka një rol ceremonial. Në raundin e dytë të balotazhit, ajo ka siguruar 58 për qind të votave ndërsa rivali Sefkoviç 42 për qind. Kaputova fitoi famë si avokate, kur për 14 vjet udhëhoqi çështjen kundër ngritjes së një vendgrumbullimi ilegal mbeturinash dhe doli fituese. 45 vjeç, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, ajo është anëtare e partisë Sllovakia Progresiste, që nuk ka asnjë mandat në Parlament. /abcnews.al
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...