Skema universale e sistemit “Bonus-Malus” në sigurimin e detyrueshëm motorik hyn në fuqi prej ditës së nesërme. Nga një prilli do të krijohet historiku i çdo shoferi të autoveturave, furgonëve dhe mikrobusëve. Ata që kryejnë më shumë aksidente do të penalizohen me sigurim më të shtrenjtë të mjetit, e kundërta do të ndodhë me shoferët e ndërgjegjshëm.
Një prilli shënon zbatimin e skemës universale të sistemit “Bonus-Malus” në sigurimin e detyrueshëm motorik. Ndërhyrjet ligjore u bënë për të ndërtuar një skemë të re të mekanizmit të tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar është i varur nga historiku i dëmeve/eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit.
Shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të siguruarve Çertifikatën e historikut të dëmeve të 5 viteve të fundit, sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes të përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti.
Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit (deri në dyfishimin e tij), të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit. Në anën tjetër, e favorizon atë me ulje të çmimit të primit të sigurimit (deri në përgjysmim), nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk ka shkaktuar asnjë dëm.
Krijimi i këtij mekanizmi të ri ka për qëllim që të stimulojë shoferët e ndërgjegjshëm dhe do të penalizojë shoferët me një historik të keq.
Sistemi “Bonus-Malus” ka dhënë efekte pozitive në të gjitha vendet ku është zbatuar duke ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. /abcnews.al
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar