Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se zgjedhjet në Kosovë janë të nevojshme, mirëpo, ato nuk mund të ndodhin tani për tani.
Sipas analistëve, zgjedhjet e përgjithshme, eventualisht do të mundë të mbaheshin në vjeshtën e këtij viti. Ata kritikojnë qeverinë aktuale për organizimin dhe sjelljen e saj karshi kërkesave të qytetarëve.
Nëse gjërat shikohen objektivisht, qeveria është pa legjitimitet, thotë profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki. Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin të ketë 180 këshilltarë politikë , mbi 80 zëvendësministra dhe më shpenzime enorme të buxhetit. Ndonëse Kraki vë theksin te organizimi i qeverisë, ai thotë se kjo nuk është as e moralshme.
“Sot është komitet partiak-se di si mund të quhet ndryshe kjo qeveri. Po në fakt është totalisht institucion i padobishëm, që nuk i duhet askujt në Kosovë. Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të qytetarëve. Qeveria ia ka rritur rrogat vetit, ia ka rritur rrogat sektorit publik, krijon poste, shpikë poste, anash ministrave është duke shpikur koordinatorë, anash koordinatorëve –këshilltarë, anash këshilltarëve –asistentë. Këto janë marrëzira që nuk i njeh asnjë shkencë këtu në Evropë, nuk ka organizim të tillë në asnjë vend normal”,ka thënë Kraki.
Pavarësisht asaj se sa është i nevojshëm krijimi i një qeverie më të përgjegjshme, tash për tash nuk mund të shkohet në zgjedhje parlamentare. Politologu Ramush Tahiri, si arsye të parë përmend deputetët e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, ata nuk duan të ndërpresin mandatin e tyre pa i bërë dy vite. Sapo ata do t’i bëjnë dy vite, do të marrin pagën edhe për një vit në bazë të ligjeve në fuqi. Një arsye tjetër, që Tahiri përmend, është faktori ndërkombëtar.
“Bashkësia ndërkombëtare apo miqtë ndërkombëtarë nuk po duan tash zgjedhje, sepse nuk po shohin alternativë nga zgjedhjet. E treta, dialogu është bllokuar me Serbinë dhe po synohet që më këtë garniturë të bëhet marrëveshja me Serbinë deri në fund të vitit. Mirëpo, nëse Serbia shkon në zgjedhje në qershor apo shtator, atëherë Kosova nuk ka me kënd të bisedojë në Bruksel dhe, edhe Kosova hyn në procesin e zgjedhjeve”, ka thënë Tahiri
Mbi të gjitha, Tahiri thotë se asnjë parti politike nuk ka gatishmëri që vendi të shkojë në zgjedhje, kurse partnerët e koalicionit qeverisës po duan që t’i kryejnë disa marrëveshje, siç është ajo për Kosovën C . /Rtklive/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...