Peja e do Gazmend Muhaxherin kryetar të LDK-së

07:25 | 31 Mars 2019
Arbresh.info

Puna dhe disa projekte që bëri në mandatin e parë, ia mundësoi kryetarit aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri, që edhe për katër vite të qeverisë me një ndër komunat më të mëdha në Kosovë.

E ata të cilët ballafaqohen çdo ditë me të mirat dhe të këqijat e kësaj qeverie janë vetë banorët  e Pejës.

Në pyetjen  e bërë nga arbresh.info se sa janë të kënaqur me punën e kryetarit Muhaxhiri, banorët kanë pasur mendime të ndryshme.

“ Me punën e kryetarit jemi të kënaqur pjesërisht, ka edhe punë pa bërë, por mirë është”.

“ Paj ka ndryshua prej se është ky Kryetar, mirë është. Ka punu mirë, jam i kënaqur më punën e tij”.

“Jemi të kënaqur ai është njeri intelektual, projektet e rrugës dhe projekte të shëndetësisë mendoj se po punon mirë”.

Ka dhe nga ata banorë të cilët mendojnë se të gjitha premtimet e kryetarit Muhaxhiri,  kanë qenë vetëm sa për fushatë elektorale.

Ata japin vërejtjet për këtë qeverisje.

“Kurrfarë  pune s’ka ba deri tash. Shumë punë të dobët dhe të pasuksesshme, ka shumë vërejtje. S’ka pasur sukses, shumë pak ka ba. Muni më pa krejt qytetin, llom”.

“50 përqind jemi të kënaqur, përveç rrugëve, s’ka nis naje projekt tjetër. Ka papunësi  të madhe në Pejë”.

“Pak jemi të kënaqur me punën e tij, ma s’pari mungon pastërtia, se ka mbeturina gjithkund. Ka edhe tema tjera po sa do që flasim ne, këta si marrin parasysh. S’ka gjë prej tyre, se ndryshe flasin në zgjedhje të gjitha partitë, e ndryshe veprojnë”.

E në momentin kur LDK-ja, ka filluar zgjedhjet e brendshme për të parin e partisë, pejanët nuk e fshehin dëshirën që kryetari i tyre të udhëheq me partinë më të madhe opozitare në vend.

Sipas tyre Gazi do të ishte më mirë se sa disa prej emrave të cilët po fliten.

Por, ka edhe prej atyre që mendojnë se kryetari aktual i Pejës,  nuk është njeriu më i duhur për këtë pozitë.

“Nuk më  takon mu me fol a bon  për kryetar të LDK-së, i takon instancave ma të larta”.

“ Kisha pas dëshirë mu ba, ai kryetar i LDK-së”.

“ Mendoj se ish kanë i mirë për kryetar të LDK-së, mendoj se është ma i mirë se ata që i ka në kryesi”.

“ Mendoj se nëse ka dështu në Pejë, do të dështojë edhe në LDK”.

“ Si qytetarë të Pejës ne jemi të kënaqur më punën e tij, dhe mendoj se ish kanë kandidat i mirë për të parin e LDK-së, dhe ish kanë ma  i mirë se Isa Mustafa, por e di se ne do të kishim mungesë këtu në Pejë për të”.

Kujtojmë se një nga projektet më të mëdha të cilin kryetari Muhaxhiri, ka paraparë të fillojë në mandatin e dytë është projekti i madh turistik ”BOREA”./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme