Ekonomistët kanë një lutje për Kryeministrin pas mbylljes së lojërave të fatit

07:19 | 31 Mars 2019
Arbresh.info

Pas mbylljes së lojërave të fatit Qeveria duhet të fokusohet në sjelljen e investitorëve të huaj. Kështu ka thënë par arbresh.info, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.

“Kosova duhet të fokusohet në krijimin e opinionit ndërkombëtar dhe të investitorëve nga jashtë që Kosova ka hasur për të investuar dhe siguri për zhvillim normal të biznesit kështu që një sektor privat i fuqishëm do të reflektoj në punësim por më së paku lojërat e fatit apo kazinotë që profiti ekonomik në krahasim me të dëmin që shkaktoi është shumë i vogël që e dëshmuan që shuarja e  dy të rinjve dhe u shkatërruan ëndrrat e atyre dhe fëmijëve të tyre me këtë dua të theksoi edhe një herë që Kosova ka shumë nevojë për biznese por me së paku për kazino”, ka thënë ai.

Kadriaj ka shtuar gjithashtu se Haradinaj nuk duhet të premtojë vende pune, pasi kjo është logjikë e vitit të kaluar.

“Mendoj që Kryeministri nuk e ka për obligim punësimin e qytetarit, por krijimin e kushteve për me punu. Kështu që Kryeministri ka obligim që të bëj Kosovën një vend ku sundon ligji, të ketë siguri për investitor që janë të interesuar në prodhim dhe ofrimi i infrastrukturës teknike për zhvillim normal të bizneseve dhe kjo reflekton në rritjen e kërkesës për fuqi punëtore. Me këtë dua t’i i kujtoj Kryeministrit dhe opinionit që kjo logjikë që shteti të ofroj punë i mbetet shekullit të kaluar pra sistemit majtist ku koha dëshmoi që ka qenë i dështuar”, ka deklaruar Kadriaj.

Ekonomisti Jakup Bellqa thotë se lojërat e fatit janë praktikë e vendeve me ekonomi të brishtë.

“Sipas te dhënave burimore që ekzistojnë në terren në Kosovë, janë të punësuar diku 4000 persona në këto biznese, dhe shumica e këtyre  janë ilegale nuk posedojnë licencë për ushtrimin e veprimtarisë bizneseve dhe derisa nuk janë te ligjshme, edhe nuk i paguaj as tatim shtetit të Kosovës. Zakonisht këto veprimtari biznesi praktikohen në vendet me ekonomi të brishtë, të pazhvilluar në nivelin e duhur dhe ku papunësia ende është e madhe. Rritja ekonomike nuk është ende e kënaqshme, sepse në këto biznese nuk krijohet vlerë ekonomike e shtuar dhe nuk zhvillohen veprimtarit primare të ekonomisë, normalisht do të duhet te zhvillohen ekonomia prodhuese, shërbyese, përpunuese që kanë karakter zhvillimi dhe që krijojnë vende të reja punësimi, si zgjidhje ideale  për punësimin të këtyre personave”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka shtuar se Qeveria duhet të fokusohet në stimulimin e sektorit privat.

“Qeveria, duhet të stimuloJë bizneset e vogla do të siguronin vende të reja punësimi, pra sektori privat është promotor i zhvillimit ekonomik ku shteti duhet te krijoj parakushte dhe kushte që të zhvilloj biznesin e vogël dhe të mesëm, duke miratuar ligje të mira dhe të zbatueshme që e krijojnë një ambient të përshtatshëm dhe miqësor në të bërit biznese duke krijuar vende të reja punësimi dhe duke siguruar zhvillim të hovshëm ekonomik, ku bizneset do ta avanconin teknologjinë dhe ta ngitnin cilësinë e prodhimit dhe të shërbimeve, si dhe ekonomia jonë te mos jetë ekonomi konsumuese por prodhuese”, ka përfunduar ai.

Ndryshe iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë erdhi pas vrasjes së dy të rinjve në vetëm një javë në dy kazino të ndryshme në vend.

Të mërkurën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj miratuar Projektligjin që ndalon lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës. Mbështetje të menjëhershme gjatë javës, mori edhe në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme