Hudhra është përdorur që në kohët e lashta si një ushqim që shëron. Ajo është gjetur në piramidat egjiptiane dhe në tempujt e lashtë grekë, madje është e përmendur dhe në Bibël.
Nuk është një rastësi që këto kultura të lashta kanë arritur në përfundimin që hudhra ka veti të mahnitshme shëndetësore.
Edhe shkenca moderne po e shikon hudhrën njësoj si lashtësia, një ushqim i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin dhe trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.
Më poshtë ju sjellim vetitë e pabesueshme që ka hudhra në shëndetin e njeriut.
E dimë që hudhra nuk mban një aromë edhe aq të pëlqyer, por efektet e saj janë të mëdha. Dritare.net ju sugjeron që ta përdorni hudhrën me qumësht që aroma e saj të mos jetë e lartë. Ose të hani mollë, majdanoz apo spinaq. Janë ushqime që largojnë aromën shumë shpejt.
Ul rrezikun e kancerit të mushkërive
Konsumimi dy herë në javë i hudhrës gjatë një periudhe 7 vjeçare ka ulur me 44% rrezikun e kancerit të mushkërive, sipas një studimi të kryer në Kinë. Duke iu referuar këtij hulumtimi, dritare.net ju sugjeron të përdorni hudhrën në gatime pasi është një agjent kimik që parandalon kancerin.
Parandalon kancerin e trurit
Elementët që ndodhen në hudhër kanë veti shkatërruese ndaj qelizave vdekjeprurëse në tru. Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor në Kaliforninë e Jugut.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...