Turqia do të zgjidhë çështjen e Sirisë menjherë pas zgjedhjeve lokale të 31 marsit, tha të shtunën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në një miting elektoral në lagjen Kağıthane të Stambollit, Erdogan tha se Turqia nuk do të lejojë krijimin e një “korridori terrorist” përgjatë kufijve jugorë të vendit.-përcjell arbersh.info
Presidenti vuri në dukje se Turqia do të marrë masa të drejtpërdrejta për të zgjidhur çështjen, në vend që të ulet në tryezë dhe të adresojë çështjen nëpërmjet bisedimeve.
Turqia kreu dy operacione ndërkufitare në Siri veriore, Operacioni Eufrat Shield, nisur në gusht 2016 dhe Operacioni Olive Branch në janar 2018, për të përzënë grupet terroriste, duke përfshirë njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) dhe Daesh, degë të PKK-së, nga kufijtë e saj .
Ndërsa vendi çliroi territoret veriperëndimore siriane nga terrorizmi i Daesh, ai gjithashtu e pengoi YPG-në që të krijonte një rajon autonom de facto në Siri, duke lidhur krahinën veri-perëndimore Afrin me të ashtuquajturat kantonet e Kobanit dhe Jazeera në verilindje, të cilat Ankaraja e përshkruan si një “korridori i terrorizmit” që paraqet një kërcënim të rëndë
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...