Do të bisedojmë për mbi 30 çështje nga të gjitha fushat e rëndësishme për të dy vendet Republika e Greqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ato ekonomike sepse do të mbahet takim i Odave Ekonomike të të dyja vendeve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen se çka do të jetë në fokus të bisedave gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit grek Aleksis Cipras, të paralajmëruar për të martën.
“Çështjet janë shumë, mbi 30. Disa vende të cilat e kanë lëshuar bashkëpunimin, tani duan gjithçka. Më vjen mirë që ekziston dëshirë e madhe dhe dashuri nga të dyja palët për takimin. Hapen çështje, vetëm duhet të kontrollojmë se sa kemi kapacitet për disa që t’i realizojmë”; theksoi Zaev.
Zaev paralajmëroi mbajtje të mbledhjes me odat ekonomike të të dy vendeve dhe me përfaqësuesit e biznesit, sepse, siç tha të gjithë qytetarët në të dy vendet presin përfitime ekonomike nga Marrëveshja e Prespës.
“Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Greqisë dhe besoj se do të jemi të kënaqur nga perspektivat që hapen nga kjo vizitë”, deklaroi Zaev./AlsatM/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...