Google ADS

Hoti-Vuçiqit: Na keni ushtruar gjenocid, por prapë ne duam të dialogojmë me ju

19:58 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i PDK-së dhe Koordinatori Nacional, Rexhep Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili duke iu drejtuar nga Bukureshti Kryeministrit Haradinaj, ka deklaruar: “Sikur të guxoja të them, e nuk guxoj, do t’i thosha: ‘Shko, more, e shërohu’”.

Hoti ia ka rikujtuar Vuçiqit fuqinë dhe vullnetin e Kosovës që t’i tejkalojë dhimbjet anticivilizuese të shkaktuara nga Serbia dhe ta pranojë dialogimin me të.

“Z. President, pasi na keni mbajtur të pushtuar barbarisht mbi një shekull, pasi na keni prerë e vrarë me dekada dhe pasi keni ushtruar gjenocid më 1998-1999, ju mund të ta thoni që ne edhe duhet të shërohemi, se jemi të sëmurë!”.

”Nuk është e diskutueshme që pushtimi prej shtetit tuaj kërkon shërim. Megjithatë, ne jemi ngritur mbi dhimbjet tona, duam të dialogojmë me ju, sepse misioni i Lirisë sonë ishte Qytetërimi për vetë ne dhe për të tjerët, prandaj nuk kemi menduar kurrë të jeni ju përjashtim i Qytetërimit!”.

”Ne duam të dialogojmë me ju, z. President!”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme