Në shkollën “Dora D’Istria”, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës organizuan “Kids Athletics”. Kryebashkiaku Erion Veliaj nxiti fëmijët të regjistrohen në klasat sportive në 62 shkollat komunitare.
62 palestrat dhe hapësirat sportive në shkollat e Tiranës po qëndrojnë të hapura dhe gjatë pasditeve e në fundjavë. Promovimi i sportit tek të rinjtë është një tjetër aspekt që bashkia e kryeqytetit po i kushton vëmendje veç përmirësimit të infrastrukturës.
Në terrenet e reja sportive të shkollës “Dora D’Istria” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës u organizua “Kids Athletics”. Një orë mësimi mbi metodikën e promovimit të sportit të atletikës nëpër shkolla.
“Jam shumë i lumtur që arritëm ta transformonim këtë hapësirë, por a mjafton që shkolla të qëndrojë e hapur vetëm paradite? Jo! Një nga arsyet pse jemi këtu sot, bashkë me miqtë tanë sportistë, është se jemi po aq të interesuar që ju të jeni të suksesshëm si brenda në klasa, ashtu edhe jashtë saj. Sporti na mëson disa gjëra shumë të rëndësishme: Së pari, rëndësi ka të marrim pjesë, pra të pranoni të hyni në garë. E dyta, ekipi që do të fitojë duhet të jetë i përulur, nuk ka nevojë të jeni arrogant, sikur keni çliruar Tiranën; kurse ekipi që humb nuk duhet ta trajtojë sikur është ndonjë tragjedi e madhe”.
Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, evente të tilla janë tepër të rëndësishme për masivizimin e atletikës dhe për ta bërë këtë sport akoma më të dashur për të rinjtë./abcnews.al
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë