Google ADS

Preket nga fruthi nxënësja dhe roja

18:34 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Regjistrohen dy raste me fruth në qytetin e Korçës. Një nxënëse e shkollës së mesme të përgjithshme dhe roja i shkollës rezultojnë të prekur nga fruthi. Drejtoria e Shëndetit Publik po bën vaksinimin e gjithë stafit dhe nxënësve të shkollës dhe u bën apel personave të lindur në viti ‘80-‘90 që të vaksinohen sërish.

Prekja nga fruthi e një nxënëseje të shkollës së mesme të përgjithshme “Themistokli Germenji” ka alarmuar Drejtorinë e Shëndetit Publik, e cila ka nisur vaksinimin e fëmijëve të tjerë të klasës si dhe stafit mësimdhënës.

Përveç nxënëses, e cila po trajtohet në repartin infektiv dhe gjendja e saj është e qëndrueshme, nga fruthi rezulton të jetë prekur edhe roja i shkollës.

Nxënësja është nga fshati Bulgarec, ku para një muaji është prekur nga fruthi një foshnje dhe familjarët e saj. Specialistja thotë se bëhet fjalë për raste të izoluara dhe nuk rrezikohet përhapja e sëmundjes në formë epidemie.

Edhe pse 98 për qind e popullsisë së Bashkisë së Korçës kanë bërë vaksinën e fruthit, Shëndeti Publik apelon personat që kanë lindur midis viteve ‘80-’90 të vaksinohen sërish./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme