Shuma rajone të Maqedonisë së Veriut janë përfshirë nga zjarret si malet e Dellçevës, në disa zona të Likovës, Llakavicës në Zhelinë, Haraçinës, Manastirit, Velesit, Prespës, Shkupit e Ohrit.
Situata më e rëndë paraqitet në Veles ku zjarrfikëset po luftojnë me dy zjarre aktive. Në Draçevë zjarri ka përfshirë edhe hekurudhën ndërsa në Llakavicë të Zhelinës ku për shkak të djegies së shtyllave elektrike fshati ka mbetur ka energji. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kanë situatën nën kontroll dhe se presin që të lokalizojnë dhe shuajnë të gjitha zjarret. Ata u bëjnë apel edhe Komunave që të japin maksimumin në shuarjen e zjarreve para se të kërkojnë ndihmë në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Këshillat komunale, të cilës do komunë në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe kryetarët e komunave kanë mandatet e tyre në aspekt të fatkeqësive natyrore dhe të tjera, ata së pari duhet të aktivizojnë sistemin e tyre lokal e më vonë të kërkojnë ndihmën e Qendrës për mbrojtje dhe shpëtim. Në Prespë flakët kanë kapluar malin që është pjesë e Parkut Nacional të Galiçicës. Zjarrfikëset nga Ohri dhe nga Manastiri sot i kanë dalë në ndihmë Presës sepse është mjaft aktiv zjarri atje. Në rajonin e Velesit I kemi gjithashtu dy zjarre aktive por me përmasa jo shumë të mëdha – tha Ivica Naumovski, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr, mbrëmë është privuar nga liria personi me inciale B.S nga komuna Debarcës ndërsa ndaj dy personave tjerë nga Ohri është ngritur kallëzim penal. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski thotë se uniformat blu vazhdojnë të hetojnë dhe sanksionojnë personat që shkaktojnë zjarre dhe që rrezikojnë jetën e banorëve.
Deri tani kemi ngritur tetë kallëzime penale kundër tetë personave për kryerje të tetë veprave penale, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Nga këto kallëzime penale, dy janë bërë mbrëmë në Ohër. Ne vazhdojmë edhe tutje me sanksionimin e të gjithë atyre që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm. Dua të apelojë deri tek qytetarët që të sillen sipas ligjeve dhe të kenë kujdes të veçantë, sidomos tani në përgatitjen e hapësirave bujqësore me ndezjen e kashtës, pasi që zjarri shumë lehtë mund të dal nga kontrolli dhe të shkaktojë zjarre të egra – tha Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.
Tre mujori i parë i këtij viti karakterizohet me mbi 100 zjarre të regjistruara ndërsa MPB deri tani ka ngritur vetëm tetë kallëzime penale. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim theksojnë se aeroplanët janë në dispozicion dhe se po intervenojnë me të gjitha kapacitetet për shuarjen e zjarreve aktive. Sipas tyre, era e fortë ndihmon në shpërndarjen e shpejtë të zjarrit, gjë që vështirëson punën e tyre.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...