Fotografia ku futbollisti kosovar, Granit Xhaka, shihet duke e bërë me duar gjestin e shqiponjës, në ndeshjen midis Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Serbisë, është zgjedhur si fotografia sportive e vitit në Zvicër.
“Swiss Press Photo Award 2019” ka bërë ndarjen e çmimeve për fotografitë më të mira gazetareske të realizuara gjatë vitit 2018 dhe fotografia e shkrepur nga Laurent Gillieron, është zgjedhur si më e mira për fushën e sportit.
Kujtojmë se gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi e cila përfundoi me rezultat 2-1, ishin futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner, ata të cilët e bënë gjestin e shqiponjës me duar.
Ky veprim i tyre bëri bujë nëpër mediat zvicerane dhe më gjerë, për shkak se të dy futbollistët që shënuan kundër Serbisë, ishin me origjinë kosovare.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane