Guardiola tregon për lëndimin e Agueros

16:50 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Tifozët e Manchester City kanë hezituar t’i gëzohen fitores ndaj Fulham, pas zëvendësimit të detyruar të Sergio Aguero.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola ka dhënë detajet rreth dëmtimit të sulmuesit argjentinas.

Pasi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, Aguero u detyrua të largohet nga fusha e blertë në minutën e 57’ të takimit.

“Nesër do të kemi rezultatet reale të atij problemi” ka thënë fillimisht trajneri spanjoll, transmeton lajmi.net.

“Ai thotë se ndjeu diçka por jo ndonjë lëndim. Për shkaqe sigurie ai vendosi të mos vazhdonte. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze” ka shtuar tutje Guardiola.

Me këtë fitore, Manchester City janë kthyer në krye të tabelës në Premierligë. Humbja e Agueros do të ishte humbje e madhe për ‘Citizens’ në garën për titullin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme