Mohamed Salah nuk ka treguar një sezon aq të mirë sa kishte treguar edicionin e kaluar.
Shumë kritikë thonë se egjiptiani ka humbur vetëbesimin para golit, dhe duket se legjenda e Liverpool, Ian Rush ka thënë se e di problemin e tij.
“Problemi i vetëm me Salah është se ai ka një apo dy prekje më shumë sesa duhet, kurse vitin e kaluar thjeshtonte gjërat” ka thënë Rush, transmeton lajmi.net.
“Tani ai është në një fazë ku po provon ta ketë topin vetëm në këmbën e majtë. Nuk ka lidhje se si stërvitesh, ndeshjet janë ato që llogaritën” ka shtuar Rush.
Ylli i ‘ The Reds’ ka gjetur rrjetën 20 herë këtë sezon në të gjitha kompeticionet,kurse në edicionin debutues shkundi rrjetën 44 herë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...