Rama: Shumë shpejt do ketë zhvillime, të lëmë pas egon

16:15 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Planet afatgjata për protestë, duket se i kanë lodhur aletatët opozitarë dhe mes dy partive kreysore PD dhe LSI kanë nisur krisjet e para.

Prej disa ditësh baza e këtyre dy partive ka nisur organizmin sa i takon protestës së thirrur nga Basha, e cila pritet të mbahet pasditen e 13 prillit para Kryeministrisë.

Por sipas informacioneve, si Partia Demokratike, ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po merren vesh me njëra-tjetrën, duke futur bazën në konfuzion dhe mos pasur asnjë koordinim mes këtyre dy partive sa i takon protestave.

Madje, mungesën e koordinimit mes PD dhe LSI, e kanë vënë në pah edhe krerët e saj, teksa Lulzim Basha, ndryshe nga Monika Kryemadhi, e cila kërkon revolta, ai jo vetëm që është më i moderuar gjatë fjalimeve të tij, por duket tejet i distancuar edhe nga aleatja e tij.

Po ashtu, gazeta mësoi se një tjetër arsye që ka çuar bazat e partisë së Kryemadhit dhe Bashës që të mos koordinohen dhe bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, është fakti se demokratët gjatë takimeve që kanë bazuar me anëtarësinë e tyre, këta të fundit iu kanë kërkuar që të distancohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi për ta Edi Rama është sot kryeministër dhe në mazhorancë, falë mbështetjes që i ka dhënë partia e presidentit Meta.

Nga ana tjetër edhe lideri demokrat Lulzim Basha gjatë një interviste për median italiane “Il fatto quotidiano” nuk e quajti LSI parti aleate, por një formacion politik.

Sipas informacioneve, një tjetër arsye që ka çuar bazën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në një mungesë të theksuar komunikimi mes tyre është “tradhtia” dhe dezertimi që po bëjnë anëtarët e LSI së fundmi.

Shumë funksionarë të lartë të partisë së Kryemadhit në disa rrethe të ndryshme të vendit, kanë nisur dezertimin nga kjo parti, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Krisja e raporteve, mungesa e koordinimit dhe braktisja e funksionarëve të LSI drejt PS, duket se nuk është i vetmi shqetësim për demokratët e Lulzim Bashës.

Krerët demokratë dhe zyrtarë të kësaj partie, sidomos në rrethe që janë në distancë të largët me Tiranën, po hasin shumë vështirësi për të mbledhur protestues, raporton Sot.

Janë shumë arsye që disa krerë degësh i pohuan gazetës, ku kryesorja është pezmatim që ka kapluar militantët e PD-së, të cilat mësohet të jenë shprehur se nuk kanë besim se Partia Demokratike do të vijë në pushtet, kështu që nuk ia velën të protestosh më. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme