Angelina Jolie në karrierën e saj është shfaqur në role të ndryshme, ndërsa një prej tyre (në filmin Maleficent) i dha asaj fuqi magjike. Si duket asaj i pëlqeu kjo, sepse aktualisht është në negociata për t’iu bashkuar botës filmike të Marvelit në përshtatjen e stripit “The Eternals”.
Skenarin për përshtatjen e stripit të Marvelit relativisht të panjohur e kanë shkruar Mathew dhe Ryan Firpo, ndërsa rolin e regjisores do ta ketë Chloe Zhao.
Stripin në vitin 1976 e krijoi Jack Kirby, ndërsa saga filloi miliona vjet në të kaluarën, kur qeniet kozmike të njohura si Celestials eksperimentuan gjenetikisht në njerëz, duke krijuar qenie pothuajse të pavdekshme me superfuqi, por edhe eksperimente monstruoze të dështuara të njohura si Deviants. Të dy racat ishin diku në prapavijë gjatë historisë njerëzore.
Sipas The Hollywood Reporter, ngjarja në film duhet ta përfshijë edhe historinë e dashurisë në mes të Ikaris, njeriut i cili ushqehet me energji kozmike, dhe Sersit, e cila e shijon shoqërimin me njerëz, shkruan KOHA Ditore.
“The Eternals” aktualisht është në fazën e para-produksionit dhe të mbledhjes së ekipit të aktorëve. Data e shfaqjes nuk dihet ende, por supozojmë se Marvel do ta shfaqë pas publikimit të filmit “The Avengers: Endgame”, i cili mbërrin në kinema më 25 prill.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...