Real Madridi do të përballet me Husecan në javën e 29-të në La Liga.
Trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane ka folur para kësaj sfide për rëndësinë e saj por edhe për gjëra të tjera.
Në një moment Zidane është ndalur të flas edhe për bashkëkombësin e tij Paul Pogba, që ditë më parë tha se do t’i pëlqente të luante për Real Madridin.
Zidane e ka pranuar publikisht se Pogba është një nga lojtarët më të pëlqyer nga ai.
“Pogba më pëlqen shumë dhe kjo nuk është diçka e re. E njoh personalisht atë dhe ai e di këtë”.
“Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, bën shumë gjëra dhe janë pak lojtarë që kontribuojnë kaq shumë sa ai. Është mesfushor që di të mbrojë dhe di të sulmojë, mund të bëjë gjithçka në fushë”, tha Zidane.
Krejt në fund Zidane tha se Pogba e ka derën hapur të transferohet në Madrid pas përfundimit të eksperiencës së tij me Manchesterin.
“Pogba nuk është pjesë e skuadrës sime pasi luan për United. Ajo që ka thënë për Realin se dëshiron të vijë këtë një ditë, është një mundësi. Kur ta mbarojë eksperiencën me Unitedin mund të vijë, pse jo”, tha Zidane.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...