Google ADS

Gjilani mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Trepça ‘89

14:58 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Klubi i Gjilanit ka kaluar në epërsi qysh në fillim të ndeshjes me rezultat 1:0.

Ishte lojtari me numër 18, Wilber Perez i cili pas një super aksioni kaloi Gjilanin në epërsi.

Kjo është xhiroja e 24-të e IPKO Superligës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Gjilani ditë më parë ka emëruar Gentjan Mezanin në postin e trajnerit.

‘Skiferat’ janë duke shpresuar që trajneri i ri Gentjan Mezani do ta drejtojë skuadrën drejt fitores.

“Skifterat përshëndesin përzgjedhjen e klubit për të ia besuar timonin e ekipit trajnerit te ri dhe të njëjtit i dëshirojnë mirëseardhje duke i ofruar mbështetjen e plotë në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e klubit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme