Ndërtimi i dy hidrocentraleve në lumin e Urakës në Kurbnesh është anuluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministrja Belinda Balluku gjatë një dëgjese publike me banorët, tha se vendimi u mor pas ankesave që qytetarët adresuan në platformën e bashkëqeverisjes.
Sipas Ballukut qeveria ka nisur procedurat për prishjen e kontratave me kompanitë ndërtuese të HEC-ve. “Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-ve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera. Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit”
Gjate dëgjesës publike banorët ngritën shqetësimin edhe për disa HEC-e të tjera, qe janë projektuar të ngrihen në lumin Urakë. Por ministrja Balluku tha se ndërtimi i tyre nuk do të lejohet. Deputetja e zonës Lindita Nikolla vlerësoi banorët për adresimin e shqetësimit të tyre që mori zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes./tch
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë