Hamasi dhe Xhihadi Islamik paralajmërojnë Izraelin

13:18 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Hamasi dhe organizata Xhihadi Islamik paralajmëruan Izraelin se do të kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë nëse vjen përsëri tek ndërhyrja izraelite gjatë demonstratave milionëshe paqësore të paralajmëruara për sot “Marshi i Kthimit të Madh” në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik, Zijad en-Nehale dhe zëvendësdrejtori i Hamasit, Salih el-Aruri deklaruan se do të veprojnë bashkërisht kundër ndonjë sulmi apo ndërhyrjeje të mundshme të forcave izraelite.

Palestinezët që nga 30 marsi i vitit të kaluar në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë demonstrata paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”. Demonstruesit kërkojnë kthimin në territoret nga të cilat janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave që nga 30 marsi i vitit të kaluar janë vrarë më shumë se 230 palestinezë. Në të njëjtën kohë, të paktën 14 palestinezë u vranë në sulmet ajrore dhe me tanke në Gaza.

Palestinezët çdo vit shënojnë “Ditën e Tokës”, për të përkujtuar 30 marsin e vitit 1976, kur Izraeli konfiskoi nga palestinezët mijëra hektarë tokë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme