Google ADS

Ministri Mustafa: Ushtrimi i përbashkët i Njësive Speciale, vulos gatishmërinë për mbrojtjen e qytetarëve

00:07 | 30 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues: ”WESTERN BALKAN’S FLASH”, të njësive speciale të Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast ministri Mustafa, theksoi se ushtrimi i përbashkët, taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve tona, vulosë edhe një herë gatishmërinë për tu përballur me situata të ndryshme të kanosjes eventuale të sigurisë së qytetarëve dhe tregon gatishmërinë e vendeve tona për të bashkëpunuar, njofton Klan Kosova.

”Bashkëpunimi në fusha specifike, është reflektim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme në planin politik, për çka nikoqiri ynë z. Spasovski, ka merita të jashtëzakonshme. Si fryt i këtij bashkëpunimi, ministritë tona, e krahas me këtë edhe Policitë tona, veç tjerash po e kufizojnë hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar, duke dekurajuar kriminelët në përgjithësi”, tha ministri Mustafa.

Me këtë rast, ministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe posaçërisht MPB-së, shprehi gatishmërinë permanente për bashkëpunim.

Ai tha se Marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit e nënshkruara, shprehin vullnetin e tri shteteve tona dhe nevojën për njëri-tjetrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme