Ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, territori i saj ende nuk menaxhohet në tërësi nga Policia e Kosovës. Ani pse ne vazhdimësi dëgjojmë deklarata se Polica e Kosovës janë të shtrirë në tërë Kosovën, kjo nuk mund të thuhet edhe në terren.
Mjafton të kërkoni që të ju shoqërojnë deri në një nga komunat me shumicë serbe në veri të vendit dhe mund të vihet re se deri ku ka qasje Policia, e cila është e thirrur për mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë.
I kontaktuar nga arbresh.info, zëvendëskomandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, i pyetur nëse kemi qasje për të shkuara deri tek Lugina e Dellit në Zveçan, ai është përgjigjur se pamjet për në atë pjesë mund të merren nga kodra në Kroin e Vitakut, pasi që ajo pjesë menaxhohet nga Komuna e Zveçanit.
“Ju mundeni të shkoni tek zona e shqiptarëve në Kroin e Vitakut, nuk keni pse me shku atje te Lugina e Diellit hiç. Pa problem ju mund të shkoni në Suhodoll dhe te Kroi i Vitakut, pastaj prej aty në kodër mundeni mi marr pamjet, por për të ato shtëpia unë nuk mundem me ju thanë asgjë, pasi që është projekt i Zveçanit dhe nuk mundem me ju thënë për aty asgjë. Me incizua mundeni me marrë pamje pa problem prej kodrës së Kroit të Vitakut”, ka përfunduar Hoti kur i është kërkuar të na shoqërojë Policia e Kosovës për të realizuar një reportazh në “Luginën e Diellit”.
E pothuajse e njëjta gjë ju ka ndodhur edhe Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.
Deputeti Rexhep Selimi,i cili është edhe anëtar i këtij komisioni dhe deputet i Vetëvendosjes, ka treguar për arbresh.info, se edhe vetë komisioni nuk është shoqëruara nga Policia e Kosovës për të shkuar në veri të vendit.
Ai ka thënë, se në vend të Policisë së Kosovës, deputetët kanë qenë të shoqëruar nga dy policë serbë.
“Unë jam pjesë e Komisionit për Siguri që e mbikëqyrim edhe Policinë e Kosovës. E kemi kërkuar një ditë një vizitë në stacionin e Mitrovicës në Veri për t’i vizituar deputetët dhe e kemi realizuar, por ashtu siç ju kanë thënë juve edhe neve, ne kemi shkua deri në Jug dhe pastaj është dashur dy polic serbë më një golf 4 të na përcjellin në Veri. Pra, policët e stacionit të Jugut nuk na kanë dërguar por është dashtë policë serbë. Edhe sikur të ishim dy shtete, policia ka të drejtë bashkë me delegacionin e vet me shku deri në atë vendin e caktuar. Pra marrëveshja e prillit të 2013 në Bruksel ka paraparë që Policia të ketë ndarje etnike kur flet për krijimin e regjionit“.
E fajin për këtë sipas Rexhepit e ka marrëveshja e nënshkruar nga presidenti aktual Hashim Thaçi në prill të vitit 2013.
“Prej atij momenti Policia e Kosovës është e ndarë në bazë të etnive. Ne veri pra atë regjion mund ta udhëheq vetëm një polic që është serb dhe prandaj ne e kemi kundërshtua atë marrëveshje. Prandaj kjo që ju ka ndodh juve, neve na ndodh çdo ditë. Policia e Kosovës është e ndarë në baza etnike në Veri dhe Jug si rezultate i marrëveshjes Thaçi- Daçiq në vitin 2013”, ka përfunduar Selimi.
Përveç vendorëve për krejt këtë gjendje dhe mos shtrirjen e Policisë së Kosovës në tërë Kosovën, sipas njohësit të Sigurisë, Avni Mazreku fajin e kanë edhe ndërkombëtarët.
“Në bazë të deklarimeve të zyrtarëve ata thonë se policia është funksionalë në gjithë territorin e saj. Vlen të theksohet se kjo len për të dëshiruar pasi që kemi veriun që si nënshtrohet dhe policia nuk shtrihet në atë pjesë. Është e vërtetë se në kontekstin deklarativ dallojnë deklaratat e politikanëve nga gjendja reale në veri. Fajtor për këtë janë se pari Qeveria e Serbisë që në vazhdimësi ka sponsorizuar strukturat paralele dhe ka sponsorizua destabilitetin e vendit, e dyta janë ndërkombëtaret pasi që as UNMIK-u e as KFOR-i, nuk kanë arritur që edhe Veriu të jetë si pjesa tjetër e Kosovës, pasi që nga paslufta ata kanë qenë përgjegjës për këtë pjesë, dhe e treta është vet Qeveria e Kosovës e cila ka përgjegjësi që të ushtroj sovranitetin në gjithë Kosovën”, ka përfunduar Mazreku.
Kujtojmë se statusi i veriut të vendit që nga përfundimi i luftës ka mbetur në pikëpyetje, së fundit edhe vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, nuk është deklaruar për mundësinë e një vizite në veri të vendit./V.Selimi/Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...