Bernard Challandes ka kërkuar që Edon Zhegrovës t’i jepet më shumë kohë për të treguar cilësitë që ka.
Trajneri I Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në emisionin ‘BlicIntervieë’ me Astrit Gashin, ka folur për kritikat e shumta që Edon Zhegrova ka pranuar së fundmi.
Ai mendon se 19-vjecari është shumë i talentuar dhe se tifozët duhet të jenë të durueshëm me të.
“Nuk pajtohem me këto kritika. Zhegrova është i ri, ka shumë talent, normalisht ai mund të jap më shumë – por është një situatë jo të mirë, pasi në klub nuk po luan shumë, megjithatë ai për mua ai është një lojtar i së ardhmes.
“Zhegrova ka bërë punë të mirë kundër Bullgarisë, por ndoshta presim tepër nga ai”, tha Challandes.
“Duhet të kemi paksa durim me të. Njerëzit presin dhe kanë folur aq mirë për të në ndeshjen e parë, saqë ishte e tepërt. Tani është tepërt sa i përket kritikave”.
“Unë kam besim në Edonin dhe të gjithë lojtarët tjerë, do t’i mbrojë ata”.
“Edoni mund të luajë më mirë, të sjellë më shumë për skuadrën, por siç e thatë edhe ju se është i ri dhe i talentuar, duhet të jemi të durushëm”, deklaroi ai.
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...