Adnan Merovci është njeriu që i ka qëndruar më se afërti presidentit Ibrahim Rugova me vite të tëra, ku është përkujdesur edhe për sigurinë e tij.
Ish-Shefi i protokollit, Adnan Merovci, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka treguar se cili ka qenë komenti i parë i Ibrahim Rugovës, pasi bombardimeve të NATO’s.
“Rugova ka qenë në atë sallonin, ku shihen edhe sot pamjet, ka qenë një version pak ma tjetër se ka ndryshuar me kohën. Kur kam hy brenda ai ka qenë me krejt familjen e vet, edhe tha hajde Adnan, mirëserdhe e përhajr na koftë, qiky është Zoti në tokë. Zotin në qiell e kem krejt, e Zoti në tokë është Amerika”, ka treguar Merovci.
Ai ka treguar se në ato momente Rugova kishte emocione të përziera.
“ Kryetari nuk ka qenë i brengosur se çfarë do të ndodh me familjen e tij, por më shumë është brengosur se çfarë do të ndodh me popullin pas bombardimeve të NATO’s. Ai është lutur gjatë tërë kohës që këto bombardime të mos zgjasin shumë”.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...