Ky që po shihni në foto është Klodjan Bane, personi i cili dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri Jurgen Kurtin, mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë. Fotoja e 38-vjeçarit nga Patosi është e shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për të bërë të mundur ndalimin e tij, nëse Klodian Bane do të përpiqet që të kalojë kufirin.
Duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS rezulton se 38-vjeçari Bane nuk ka dalë jashtë vendit, të paktën jo në mënyrë të ligjshme, pasi nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria me identitet të rremë.
Emri i Klodian Banes u zbulua për herë të parë gjatë dhënies së dëshmisë në polici, nga njëri prej të arrestuarve, Olsi Qalliaj. Ndërsa në pronësi të tij doli automjeti tip Benz, i cili është përdorur nga të dyshuarit e vrasjes së 26-vjeçarit Jurgen Kurti. Çdo lëvizje e Olsi Qalliajt, Elsi Leventin dhe Alesio Berberit është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa janë zbardhur edhe mesazhet telefonike ku një person i kërkonte Leventit të ruante Kurtin.
Gjykata e Penale e Tiranës la këtë të enjte në burg tre të dyshuarit, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen në ekzekutimin e Jurgen Kurtit, biznesmen, dhe menaxher i VIP-ave.
Në baze të hetimeve të deritanishme, dyshohet se ata kanë ndihmuar ekzekutorin në realizimin e krimit. Sipas provave, Leventi, Qalliaj djhe Berberi dyshohet ta kenë ndihmuar Klodian Banen me makinë, me gjetjen e armës, dhe me ndjekjen e Jurgen Kurtit prej dy javësh.
Klodian Bane dyshohet të jetë personi që e qëlloi për vdekje 26-vjeçarin Jurgen Kurti poshtë pallatit të tij në rrugën “Zef Jubani” në zonën e ish-bllokut teksa po shkonte në banesën ku jetonte me nënën e tij. /abcnews.al
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...