Policia jep detaje për këmbësorin e goditur nga vetura sonte në Prishtinë

22:20 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Sot në orët e mbrëmjes një këmbësor në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë është goditur nga një veturë.

Këtë për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti personi në fjalë ka marrë lëndime trupore ku dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilir Konushevci” mes një veture dhe një këmbësori, ku si pasojë e kësaj lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i trafikut është duke u marr me rastin”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme