Ndryshime të tjera në diplomaci, ja tre diplomatët që u liruan sot

20:51 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Ka shkuar në 19 numri i diplomatëve të Ambasadave të Shqipërisë të shkarkuar në disa vende të botës.

Vetëm pak minuta më parë Ministria e Jashtme bëri të ditur se është shkarkuar diplomatja, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE do të kthehet në Tiranë, Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, konsullja e Shqipërisë në Danimarkë Marsela Xhixho, ndërsa do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.

Sipas këtij dikasteri shkarkimet vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik./OraNews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme