Google ADS

Kandiq tregon si e kishte telefonuar Nekibe Kelmendi për t’i treguar për tragjedinë familjare

20:49 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Një telefonatë e para 20 viteve, do t’i ngelët në kujtesë për sa të ketë jetë. E atë, aktivistja shumë vjeçare e të drejtave të njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, e kishte marrë marsin e 1999 nga një kolege e saj në Prishtinë.

Themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare e kishte telefonuar, avokatja dhe aktivistja shqiptare, Nekibe Kelmendi, për t’i treguar se çka i ngjau në pranverën e përgjakshme të Kosovës.

Ishte, koha kur edhe filluan bombardimet e NATO’s kundër caqeve të Serbisë, derisa forcat ushtarake e policore serbe nisën ekzekutimet e shumta në Kosovë.

“Ka qenë nata në mes të 23 dhe 24 marsit të vitit 1999. Atë thirrje do e mbaj mend derisa të vdesë. Zëri i Nekibes më kujtohet kur më thotë se e morën Bajramin bashkë me Kastriotin e Kushtrimin. Mendoja çka të bëjë’, shpjegoi ajo për Klan Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme