Google ADS

Zaev: Deri në fund të verës, Washingtoni do të ratifikojë Protokollin për në NATO

20:25 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev pret që ratifikimi i Protokollit për aderimin e vendit në NATO në Senatin amerikan të përfundojë deri në fund të verës, ndërsa më së voni deri në tetor.

Ai sot në Ohër theksoi se procedurat për Protokollin tejet shpejt kanë përfunduar në Stejt Departament dhe dokumenti tashmë është dorëzuar në Senat.

“Kjo është procedurë e cila zgjat, mjaft kompleks, do të thotë se nuk pres se do të ndodhë për një javë, por pres se do të përfundojë deri në fund të verës, shtator, tetor”, tha Zaevi dhe shtoi se kjo është shpejt në krahasim me protokollet të cilat Uashingtoni i ka ratifikuar për anëtaret paraprake.

“Më vjen mirë që të gjitha këto procese janë vendosur në funksion edhe në vendet e tjera, për një pjesë kjo do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, por dinamika me të cilën po ndodhin ratifikimet në të gjitha 29 shtetet është e shkëlqyer. Jam shumë i lumtur dhe falënderues, duhet edhe qytetarët të jenë të lumtur për shkak të kësaj është e mundur për vendin tonë kjo të përfundojë tekstualisht për nëntë muaj, ndërsa për vendet e tjera ka përfunduar nga një vit e deri në një vit e gjysmë”, tha kryeministri./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme