Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, ka vizituar parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ku pritet të vendosen qindra inovatorë të rinj për të realizuar idetë e tyre kreative që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës për rininë kosovare.
Në parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, kryeparlamentari Veseli dhe ministri Beqaj janë njoftuar nga menaxheri i Parkut, Wolfgang Leidig, për mundësitë që ofron hapësira prej 40 hektarësh të cilën e ka lënë si donacion KFOR-i gjerman e që kapë vlerën e investimeve në 40 milionë euro.
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se me këto kushte që i ofron tani vendi ynë për talentët e rinj, Kosova do të jetë qendër e Inovacionit në Ballkan.
Ai tha se kjo qendër është një mundësi dhe një mrekulli për Kosovën.
“Me krijimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kemi bërë një nga veprimet më të mençura. Ky është drejtimi që i duhet Kosovës. Në këtë ambient do të ketë vetëm inovatorë dhe ndërmarrës të rinj, të cilët do t’i japin shtysë transformimit dhe zhvillimit të Kosovës. Me këtë mundësi që na e ka krijuar shteti gjerman, ne jemi kampionë në Ballkan me ofertën për investitorë të huaj potencialë. Kjo qendër ofron mundësi të jashtëzakonshme”, theksoi Veseli.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj e konsideroi Parkun hapësirë shumë të dobishme për vendin, me shumë pajisje dhe me një vlerë të madhe financiare, mbi 40 milionë euro, që KFOR-i dhe qeveria gjermane e ka lënë.
“Ne ishim këtu së bashku me kryetarin Veseli për të parë se çfarë veprimesh do të ndërmarrim si Qeveri dhe si Kuvend, për ta funksionalizuar këtë Park. Ideja është që Parku të bëhet Qendër e Trajnimeve dhe e Inovacionit, e fokusuar në teknologjinë informative, në përpunimin e produkteve bujqësore, në turizëm“, tha ministri Beqaj.
Menaxheri i Parkut të Inovacionit, Wolfgang Leidig – Drejtor i njësisë implementuese, tha se në mes të këtij viti do të vazhdojnë me thirrjen e bizneseve me qëllim të vendosjes së tyre në park.
“Do të ftojmë të gjitha bizneset, institucionet trajnuese dhe institucionet e tjera inovatore të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm të Prizrenit por edhe të gjithë Kosovës”, tha Leidig./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...