Ish lojtari brazilian i Barcelonës, Rivalo ka thënë se “shifra 280 milionëshe për Mbappen” do të ishte ekzagjeruese për Real Madridin duke thënë se “asnjë lojtar nuk e justifikon këtë investim”, madje “as Messi dhe Cristiano Ronaldo”.
Një tjetër emër që është përmendur për transferim te Real Madridi është Eden Hazardi dhe Rivaldo, i cili është aktualisht ambasador në Betfair, thotë se “kjo do të ishte një gjë e mirë” dhe “jo vetëm se luan mirë por sepse është një lider dhe mund ta marrë këtë rol në Real Madrid”, transmeton portali arbresh.info.
Sa i përket transferimit të Lucas Hernandez nga Bayern Munichu për 80 milionë euro, Rivaldo beson se “disa lojtarë nuk mendojnë se ata mund të vlejnë kaq shumë” dhe se kjo situatë “nganjëherë i mbërthen ata dhe i ndalon për të nxjerrë më të mirën” nga vetvetja.
Rivaldo komentoi gjithashtu rikthimin e Leo Messit në skuadrën e tij duke thënë se “ai luajti shumë mirë te Argjentina” dhe se “rikthimi i tij është i rëndësishëm për skuadrën./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...