Sëmundjet e zemrës janë shkaktari numër 1 i vdekjeve në shumë vende të botës.
Sipas shumë studimeve, sëmundjet e zemrës shkaktohen nga ushqimi i pashëndetshëm që hamë, transmeton portali arbresh.info
Ushqimi me yndyrë dhe ai i shpejtë mund të shkaktojnë bllokim të arterieve, të cilat më pas shkaktojnë dështimin e funksionimit të zemrës.
Megjithatë, më poshtë gjeni të listuara 5 ushqimet që ju mbrojnë zemrën:
Bajamet
Bajamet janë ushqim shumë i shëndetshëm për zemrën. Sipas shumë studimeve, bajamet ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit. Hani ato në formën e gjalpit, në sallata apo të freskëta, sepse ju bëjnë mirë.
Banana
Bananet janë njër ndër frutat që kanë shumë kalium, prandaj edhe janë ideale që të konsumohen çdo ditë. Pse? Kjo sepse kaliumi është një mjet i dobishëm për rregullimin e presionit të gjakut. Kur e hani atë, ajo ndihmon trupin tuaj për të trajtuar natriumin në ushqimin tuaj.
Panxhari
Lëngu i panxharit mund të ketë sasi të lartë sheqeri, por është shumë i dobishëm. Hulumtimet tregojnë se nitratet në lëng panxhar mund të ndihmojnë në reduktimin e presionit të gjakut. Përveç kësaj, përbërësit antioksidues që gjenden në këtë perime mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Brokoli
Shkena sugjeron që perimet si brokoli të hahen shumë, sepse ndihmojnë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve tjera. Brokoli ndihmon edhe në luftën kundër ankthit dhe depresionit.
Veza
Në kundërshtim me të thënat e mëparshme se veza mund të ndikojë në krijimin e kolesterolit, rezultatet e një studimi kinez kanë gjetur të kundërtën. Hulumtuesit në Kinë zbuluan se ata që hanin të paktën një vezë në ditë kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...