Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka mbajtur sot një aksion simbolik, para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, raporton arbresh.info
Ky aksion sipas tyre po bëhet për të shprehur pakënaqësitë e tyre për abuzim që po bëhet me paratë publike.
Arbër Binaku aktivist i Organizatës “Studim, Kritikë, Veprim” dhe student i fakultetit teknik në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se në këtë institucion ka abuzues, ku abuzohet me detyrën zyrtare, me punësime partiake dhe paranë publike.
Ai tutje tha se në shoqërinë tonë këto veprime nuk mund te normalizohen dhe ne nuk duhet t’i lëmë si të tilla. Këtu bëhen veprime të kundërligjshme, të papërgjegjshme e denigruese.
Binaku gjithashtu kritikoi Ministrin Bytyqi dhe tha se ai duhet të përgjigjet për katandisjen e këtij institucioni prej se e drejton ai. Vec tjerash ai përmendi rastin e hotelit “Bonita”, duke thënë se 3 fishi i çmimit i paguar nga Ministria për akomodimin e mbi 100 të deleguarve, vjen si rikonfirmim i skandalit të tyre nga i cili vet ata nuk skandalizohen.
Binaku përfundoi duke thënë se ky ministër është turp për shoqërinë dhe arsimin./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?