Google ADS

Kallëzime penale për deputetë, ministra e kryetarë komunash

11:45 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Agjencia Kundër Korrupsion ka prezantuar sot raportin e saj të punë për vitin 2018,raporton arbresh.info

Me këtë rast Drejtori i kësaj Agjencie Shaip Havolli, ka thënë se kanë ngritur aktakuzë ndaj deputetëve ministrave e zëvendësministrave.

“Ky raporton pasqyron hetimet e Agjencisë për vitin 2018 si dhe raportimet. Gjatë vitit 2018 ne kemi trajtuar gjithsej 319 raste. Ndërsa vetëm gjatë këtij viti kemi pranuar 251 të cilat janë përcjell në Prokurori. 162 raste janë mbyllur ndërsa 102 raste janë mbart edhe për këtë vit.
Informatat që i kemi marr nga Prokurorit pas kërkesës së Agjencisë kemi pranuar 19 aktakuza, në rastet ku ne i kemi dërguar si shkelje.
Personat e përfshirë në hetime dhe në kallëzime penale kemi deputet , zëvendësministra, ambasador, Kryetar Komuna, dekan dhe prodekan, Gjyqtar, auditor, drejtor të departamenteve në Ministri, drejtor klinikash, drejtor të ndërmarrjeve publike, ky është niveli ku Agjencia ka ushtruar kallëzim penal ndaj tyre në Prokurori” tha ai

Havolli tutje ka thënë se është shqetësues zhvatja e buxhetit të Kosovës.

Agjencia ka trajtuar 150 raste në fushën e Prokurimit dhe në disa kemi vërejt se ka shkelje në prokurimin publik.

Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, tutje tregoj se deri tash e kanë deklaruar rreth 4200 zyrtarë, ndërsa se kanë deklaruar edhe 600 të tjerë.

“Deri më tash lidhur më deklarimin e Pasurisë janë 4200 zyrtar qe e kanë deklaruar pasurin janë edhe 600 që ende se kanë deklaruar dhe më qenë se i 31 i bie e diele ne e kemi shtyrë afatin e fundit për deklarim deri të hënën”, tha Havolli.

Të gjitha të dhënat e kësaj agjencie dhe raportimet mund të shihen edhe në web faqen e AKK-së./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/511670705904923/?notif_id=1553855229665653&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme