Google ADS

Rama: NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën më të madhe ushtarake në rajon

12:24 | 29 Mars 2019
V. S.

Gjatë ceremonisë së 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama tha se kjo përkon edhe me 20 vjetorin e fillimit të bashkëpunimit të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Gjithashtu shefi i qeverisë tha se Shqipëria po përgatitet që ndërtojë në Kuçovë bazën ushtarake të NATO-s, më moderne dhe më të madhe në rajon.

“Në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që në fakt përkon me 20 vjetorin e fillimit të një bashkëpunimi të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Shqipëria përgatitet të nisë veprën e rëndësishme të ndërtimit të bazës së NATO-s në Kuçovë,e vila do të jetë një nga bazat më moderne dhe më të mëdha të NATO-s në këtë rajon. Në fakt është simbolikë e bukur e këtij jubileu, sepse baza e konceptuar si një nga pikat e referimit të aleancave tona strategjike, do të shndërrohet në një bazë për e rilindur e NATO-s”, tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë tha se pas më shumë se 100 vitesh, Ballkani po gëzon një periudhë paqeje. “Një rajon që prej pas më shumë se 100 vitesh luftë dhe konflikte të pandërprera falë NATO-s, Ballkani gëzon sot më në fund një periudhë paqeje, ripajtimi dhe përpjekjesh për bashkëpuno të ndërsjellë, një qasje të spikatu ri-integruese ushtarake, ekonomike dhe politike”, u shpreh ai. /Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme