Google ADS

Ischinger: Jemi shumë larg nga zgjidhja për Kosovën

09:51 | 29 Mars 2019
V. S.

Eksperti gjerman për Ballkanin, Wolfgang Ischinger, krijuesi i një plani për zgjidhjen e problemit të Kosovës në modelin e dy Gjermanisë, thotë se zgjidhja për Kosovën nuk është afër.

Siç tha ai, ai do të jetë i pari që do të mirëpriste, nëse ka një plan që mbështetet gjerësisht në shoqërinë dhe parlamentin serb, si dhe një mbështetje të barabartë në Kosovë.

“Ne jemi me milje larg për të mos thënë vite dritë larg nga këto supozime dhe kushte”, tha ai për gazetën serbe Politika, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se problemi më i vështirë në rregullimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është “njohja ndërkombëtare e të dy entiteteve”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, i ashtuquajturi plan Ischinger “kishte për objektiv të përfundonte marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës pa njohje të ndërsjellë ndërkombëtare” dhe “për këtë arsye, i gjithë problemi është duke u shmangur”.

“Ne kishim një situatë të ngjashme në Gjermani në vitin 1972, kishte dy shtete gjermane që nuk njihnin njëri -tjetrin, megjithatë, ata duhej të vendosnin një bashkëpunim dhe të dyja donin të kishin një karrige në Kombet e Bashkuara”, tha Ischinger.

Ischinger, ish i dërguari i BE-së në negociatat për statusin e Kosovës tha se “nuk kanë ndryshuar shumë gjëra  gjatë dhjetë viteve të fundit dhe shtoi se “do të ishte e vlefshme të mendohet nëse elemente të caktuara nga i ashtuquajturi “Plan Ischinger” mund të aplikohen në situatën e sotme”.

I pyetur për demarkacionin, ai tha se “çdo ndryshim në kufijtë, që historia ka treguar, i bën njerëzit të lëvizin dhe shtrohet pyetja nëse kjo është ajo që ata duan të arrijnë”.

“Dhe nëse kjo çon në paqe apo në shkaqe të reja për shpërthimin e konfliktit”, tha Ischinger.

Ai tha se ai ndan gjithashtu shqetësimin e madh që ndryshimi i kufirit mund të hapë kutitë e Pandorës nga të cilat lindin probleme të reja të cilat nuk çojnë në një zgjidhje paqësore./klankosova.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme