Google ADS

Tsipras: Marrëveshja e Prespës jep mesazh se mund të gjejmë perspektiva të përbashkëta

09:21 | 29 Mars 2019
A. B.

“Marrëveshja e Prespës jep mesazh kundrejt rrymës dominuese në Evropë, rrymës së nacionalizmit dhe retorikës radikale, se përmes miqësisë dhe bashkëpunimit të popujve, përmes paqes, bashkëpunimit dhe përafrimit, mund të gjejmë rrugë për perspektivë për sot dhe nesër, për gjeneratat e ardhshme”.

Këtë e ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras nga Selaniku, gjatë prezantimit të kandidatit të SYRIZA-s për periferinë e Maqedonisë Qendrore në zgjedhje e ardhshme lokale në Greqi.

Tsipras foli për perspektivat dhe mundësitë që hapen për Selanikun dhe Greqinë Veriore, pas Marrëveshjes së Prespës, ku tha se ajo pjesë e vendit që para shumë vitesh ka mundur të shkojë përpara, por disa “të cilët në bursën politike dinë shumë mirë të shesin kuazipatriotizëm dhe gjoja patriotizëm, janë kujdesur t’i pengojnë këto mundësi për vendin me qëllim që të ndërtojnë karriera të tyre politike”.

“Kjo zonë, Maqedonia Qendrore, Maqedonia në tërësi, Greqia Veriore, nuk mund të shkojë përpara dhe të zhvillohet nëse është me shpinë të kthyer ndaj vendeve fiqnje dhe popujve fqinjë. Çdoherë në histori ishte vend për takim të kulturave, popujve, tregtisë, ekonomisë multidimensionale dhe vetëm si të tillë mund të ketë perspektivë në të ardhmen”, tha kryeministri grek.

Theksoi se të gjithë në të kaluarën janë kujdesur që të krijohet përshtypje se ndërtojnë mure para popujve fqinjë, ndërsa në esencë kanë ndërtuar mur për Greqinë dhe mundësitë për zhvillimin e rajonit.

Derisa zgjati fjalimi i kryeministrit grek në sallën për konferenca në panairin e Selanikut, një grup i vogël i qytetarëve mbajti protestë, duke brohoritur slloganë kundër Marrëveshjes së Prespës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme