Google ADS

Washington Examiner: Serbët duhet të fajësojnë Millosheviqin e jo NATO-n për luftën e vitit 1999

23:02 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Revista e njohur javore amerikane, “Washington Examiner” i ka kushtuar një artikull bombardimeve të NATO-s të vitit 1999.

Ata kanë shkruar se serbët nuk duhen zemëruar me NATO-n por me personin që ka detyruar NATO-n të veproj, transmeton Indeksonline.

Tutje, në artikull, ata shkruajnë se fajtori kryesor për bombardimet e NATO-s është Millosheviq.

“Fajtori kryesor është Slobodan Millosheviq. Ishte Millosheviq, ai i cili refuzoi që të hyjë në bisedime për paqe dhe për ta ndaluar nënshtrimin e tij brutal ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, kishin shkruar në artikullin e tyre revista.

Po ashtu ata thanë që vendimi i Millosheviqit ishte një vendim i trashë që i kushtoi popullit të tij.

Në artikull u përmend po ashtu Masakra e Reçakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme